Lidhje

Zgjedhjet në Tiranë, PS "Ankimimin për pavlefshmëri ta bëjë më parë KQZ"

  • Armand Mero

Zgjedhjet në Tiranë, PS "Ankimimin për pavlefshmëri ta bëjë më parë KQZ"

Zgjedhjet në Tiranë, PS "Ankimimin për pavlefshmëri ta bëjë më parë KQZ"

Në Shqipëri Partia Socialiste vendosi sot të tërhiqej nga ankimimi i saj për pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe te lerë në fuqi kërkesën e dytë të paraqitur prej saj pranë Kolegjit Zgjedhor, që ky i fundit të detyrojë Komisionin Qëndror që të marrë në shqyrtim kundërshtimin e rezultatit dhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve në kryeqytet. Socialistët e morën këtë vendim pasi demokratët kërkuan bashkimin e dy ankesave, gjë e cila sipas përfaqësuesve të opozitës nuk mund të pranohej. Nga ana e tyre demokratët thanë se veprimi i socialistëve është një përpjekje për të zvarritur përmbylljen e procesit.

Seanca e sotme e kolegjit zgjedhor, e cila konsiderohej si vendimtare për fatin e zgjedhjeve për kryebashkiakun e Tiranës, u mbyll pa nisur diskutimi mbi kërkesën e partisë socialiste e cila kundërshtonte shpalljen e rezultatit për kryeqytetin nga ana e Komisionit qëndror të zgjedhjeve si dhe tabelat e këtij rezultati ku ka diferenca mes numrit të fletëve të votimit dhe numrit të votuesve. Diferenca të vërejtura në 284 qendra votimi sipas socialistëve, të cilët për këtë shkak, kërkonin edhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Fundjavën e shkuar socialistët kishin dorëzuar edhe një tjetër ankimim I cili kishte të bënte po më një vendim të Komisionit qëndor të zgjedhjeve I cili nuk kishte pranuar të merrte në shqyrtim kërkesën për pavlefshmëri duke u shprehur se për këtë ishin tejkaluar afatet.

Përfaqësuesit demokrat kërkuan bashkimin e dy kërkesave. Gjë e cila u kundërshtua nga socialistët të cilët e interpretuan si një kurth procedurial, e për këtë arsye u tërhoqën nga kërkesa për pavlefshmëri e cila pritej të shqyrtohej sot: “Ne hoqëm dorë pasi pamë një tentativë të qartë nga ana e partisë demokratike për të bashkuar dy cështje që nuk mund të bashkohen dot. Sic e dini ne kemi dorëzuar dhe një kërkesë padi tjetër për detyrimin e KQZ për të shqyrtuar klërkesën tonë për pavlefshmëri. Nuk kemi hequr dorë nga kjo kërkesë. Padia ka të bëjë me detyrimin e KQZ që ta shqyrtojë këtë kërkesë për pavlefshmëri, por KQZ zgjodhi një taktikë shumë të lët ku në vendim nuk përcaktohej rruga e ankimit por e la atë në mënyrë evazive", tha deputeti Damian Gjiknuri, perfaqesues ligjor i Ps ne proces.

Por për përfaqësuesin ligjor të partisë demokratike, Oert Bylykbashi, lëvizja e socialistëve është një përpjekje për zvarritjen e procesit: "Ne jemi përpara kërkesës për gjykimin e cështjes në themel. Ata kërkojnë që tashm ta kthejnë edhe një herë në KQZ e përpiqen që të kërkojnë një vendim të favorshëm përmes një tjetër trupe gjykuese. Taktika e PS është që qëllimisht të zvarrisë për t’i ulur vlerën procesit. Por kjo është e pamundur se vota është po ajo".

Një trupë tjetër e Kolegjit zgjedhor pritet të vendosë nesër lidhur me ankimimin e socialistëve të cilët kërkojnë që Komisioni qëndror I zgjedhjeve të detyrohet të shqyrtojë kërkesën e tyre për pavlefshmëri. Nëse Kolegji hedh poshtë kërkesën e opozitës, atëherë kjo e fundit humbet shansin për të kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Në rast të kundërt cështja do të rikthehet në Komisionin qëndror për të përfunduar sipas të gjitha gjasave edhe një herë tjetër në Kolegj.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG