Lidhje

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Maqedoni më 5 qershor

  • Isak Ramadani
  • Shkup

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Maqedoni më 5 qershor

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Maqedoni më 5 qershor

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski nënshkroi sot vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare që do të mbahen më pesë qershor. Ai u bëri thirrje të gjithë faktorëve politikë që të kontribuojnë për një proces të drejtë dhe demokratik të këtyre zgjedhjeve.

Mbrëmë u shpërbë Parlamenti i vendit dhe të gjithë deputetët e pranishëm në seancë votuan për shpërbërjen.

Këshilli i Evropës ka bërë të ditur se do të dërgojë një mision vëzhgues prej njëzet vetësh, ndërsa vëzhgues ndërkombëtarë priten edhe nga OSBE-ja, ODIHR-i dhe organizata të tjera.

Që nga viti 1990 kur u vendos sistemi pluralist Maqedonia ka pasur gjashtë palë zgjedhje parlamentare. Këto të pesë qershorit do të jenë zgjedhjet e shtata dhe të dytat të parakohëshme.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG