Lidhje

Egjipt: Dy kandidatët kryesorë theksojnë bashkëpunimin me rivalët

  • Edward Yeranian

Dy kandidatët që fituan më shumë vota në zgjedhjet presidenciale javën e kaluar në Egjipt, të cilët do të ndeshen me njeri tjetrin në ballotazhin e caktuar për më 16 dhe 17 qershor, nëse konfirmohen rezultatet paraprake të zgedhjeve, kanë përshkruar vizionin e tyre për ndërtimin e një Egjipti të ri.

Të dy kandidatët folën për vizionet e tyre dhe për bashkëpunimin me kundërshtarët dhe rivalët. Por kandidati i Vllazërisë Myslimane, Mohammed Mursi, tha se kundërshtari i rij, ish kryeministri, Ahmed Shafiq, është simbol i regjimit të vjetër, dhe bëri thirrje që ai të përjashtohet nga procesi politik.

Mursi, i cili u takua dje me përkrahësit e rivalëve të tij të mundur, foli për formimin e një fronti të bashkuar, për t’iu kundërvënë “elementëve të regjimit të vjetër” të ish presidentit Hosni Mubarak.

Ai dënoi regjimin e vjetër dhe premtoi se do të krijojë një regjim të ti, me përfshirjen e të gjitha forcave të vendit, të rinjve dhe rrymave të ndryshme politike aktuale në vend. Megjithatë, ai refuzoi çdo bashkëpunim me regjimin e vjetër, i cili, siç u shpreh ai, e shkatërroi vendin.

Mursi përsëriti disa herë fjalën “demokraci”, gjatë konferencës së tij të shtypit, duke u përpjekur të qetësonte kundërshtarët e tij laikë. “Qëllimi ynë’, këmbënguli ai, “është stabiliteti, zhvillimi, liria, demokracia dhe një vend i ri, bazuar në kushtetutë. Megjithëatë, kundërshtarët e akuzojnë Mursin se mbështet tekokracinë, bazuar tek Kuruani dhe ligji islamik.

Pavarësisht thirrjeve për bashkim të Mursit, kandidatët Hamdeen Sebahi dhe Abdul Meneim Aboul Futtuoh i qendruan larg takimit me kandidatin e Vllazërisë Myslimane.

Më herët, ish kryeministri Ahmed Shafiq, gjeneral i forcave ajrore dhe ish komandant i këtyre forcave, tha në një konferencë shtypi se po i zgjaste dorën të gjithë forcave politike, veçanërisht të rinjve, të cilët ishin shtylla e revolucionit të vitit të kaluar që përmbysi ish presidentin Hosni Mubarak.

Ai tha se të rinjtë nga parti të ndryshme politike ishin përgjegjës për revolucionin e vitit të kaluar dhe premtoi se do t’i shpërblejë ata për përpjekjen e tyre kundër regjimt të vjetër, duke u dhënë përparësi në regjimin e ri. Shafiq shtoi se nuk po përpiqet të rikrijojë regjimin e ish presidentit Hosni Mubarak, siç e kanë akuzuar disa nga kundërshtarët e tij.

Ai tha se shumë komentatorë falsin për nevojën e kompromiseve elektorale dhe për formimin e aleancave politike për të fituar ranundin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale. Por ai këmbënguli se po i zgjat dorën të gjitha forcave politike dhe u zotua se do t’i shërbejë popullit dhe do të flakë sundimin autoritar.

Ndërkohë, kandidati që ka zënë vendin e tretë, Hamdeen Sebahi, i bëri thirrje komisionit zgjedhor të Egjiptit të rinumërojë pjesësisht votat , duke thekruar se pati disa shkelje. urged Egypt's electoral commission to hold a partial recount of this week's election, Sebahi doli në vend të tretë me 700,000 vota, pas kandidatit që zuri vendin e dyrë, ish kryeministit Ahmed Shafiq.

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhimi Karter, qendra e të cilit kishte 102 vëzhgues nëpër qendrat e votimit në Egjipt, theksoi se votimet ishin përgjithësisht të pranueshme dhe se çrregullimet e vogla nuk do të kenë ndikim në rezultatin përfundimtar.
XS
SM
MD
LG