Lidhje

Rifillon votimi në zgjedhjet historike presidenciale në Egjipt


Votimi ka filluar në Egjipt në zgjedhjet historike presidenciale që i vënë kandidatët islamikë përballë laikëve që përfaqësojnë gardën e vjetër të ish-presidentit Hosni Mubarakut.

Qeveria e shpalli të enjten ditë pushimi për t’u dhënë njerëzve më shumë kohë për të votuar.

Pjesëmarrja në Kajro dukej e ulët sot në ditën e dytë dhe përfundimtare të votimit.

Votimi pritet të nxjerr presidentin e parë të zgjedhur lirisht pas udhëheqjes ushtarake 60 vjeçare. Zgjedhjet zhvillohen 15 muaj pasi Presidenti Mubarak dha dorëheqjen mesprotestave masive.
XS
SM
MD
LG