Lidhje

Hillary Clinton zgjeron avantazhin ndaj Donald Trump


Kandidati republikan presidencial Donald Trump, që është vënë në shënjestër të një numër akuzave për ngacmime seksuale, akuzoi median për ndikimin e zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntor në favor të rivales së tij demokratike.

"Hillary Clinton duhej të ndiqej penalisht dhe duhet të jetë në burg," tha Trump përmes një tweeteri të shtunën në mëngjes. "Në vend të kësaj ajo po kandidon për presidente në ato që duken si zgjedhje të manipuluara."

Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se Clinton duhet të ishte dënuar me burgim për përdorimin e serverit të saj privat të email-ave kur ishte sekretare e Shtetit. Pas një hetimi, drejtori i FBI-së James Comey njoftoi në korrik se akuzat kundër Clintonit nuk ishin të përshtatshme.

Komentet e fundit të Trumpit vijnë një ditë pasi dy gra të tjera e akuzuan atë se ka bërë ngacmime të padëshiruara seksuale ndaj tyre.

Një pjesëmarrëse në emisionin televiziv "The Apprentice," u tha gazetarëve të premten se biznesmeni e puthi dhe e tërhoqi në një hotel ku ajo kishte shkuar për të diskutuar për punë. Summer Zervos ishte në emisionin “The Apprentice” në vitin 2006.

Në një artikull të publikuar të premten nga Gazeta The Washington Post, Kristin Anderson tha se Trump e kishte ngacmuar në një klub nate në Nju Jork në fillim të viteve 1990.

Banorja 46 vjeçare e Kalifornisë Jugore tha se ajo dhe miqtë e saj “u neveritën” nga incidenti, që ajo tha se zjati më pak se 30 sekonda.

Deklaratat janë të fundit në një seri akuzash se Trump ka ngacmuar seksualisht gratë.

Clinton e kaloi fundjavën në Nju Jork duke u përgatitur për debatin presidencial të 19 tetorit, por fushata e saj po fillon një nismë për të kapitalizuar në rënien e popullaritetit të Trumpit mes grave votuese.

Kandidatët kanë gati tre javë për t’u bërë thirrje votuesve, disa nga të cilët po ndjejnë stresin e intensifikimit të fushatës presidenciale.

Një anketë e fundit e Shoqatës Psikologjike Amerikane thotë se 52 përqind e të rriturve amerikanë mendojnë se zgjedhjet janë burim stresi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG