Lidhje

Zgjedhjet dhe integrimi i Shqipërisë në BE


Në Tiranë, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare sapo ka nisur botimin e revistës me titull "Europa". Diplomatët shqiptarë besojnë se mbarëvajtja e zgjedhjeve të qershorit e ka afruar më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Drejtuesi i Institutit, Albert Rakipi, thotë se kriza ekonomike do të mbizoterojë në punën e qeverisë së re, por sfidat e saj janë të njëjta: luftë ndaj korrupsionit e kriminalitetit dhe arritja e standarteve europiane.

Zgjedhjet dhe integrimi evropian
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare vlerësoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve për parlamentin e ri pritet të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në ecurinë e integrimit. Drejtuesi i këtij Instituti, Albert Rakipi, thotë se Shqipëria i dha fund këtë verë një status quo-je shumëvjeçare në marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe mbylli një periudhë të gjatë me zgjedhje problematike dhe të kundërshtuara.

Njohja e rezultateve të zgjedhjeve, zhvillimi i një procesi zgjedhor legjitim nga doli një shumicë e re, sipas zotit Rakipi, përcaktojnë më qartë detyrat e Shqipërisë në sipërmarrjen e vet europiane. Ai thotë se ky është vetëm fillimi i një angazhimi më të madh të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe nisja e një reflektimi më të thellë se çfarë duhet të bëjnë më mirë dhe më profesionalisht autoritetetet dhe shoqëria shqiptare për të plotësuar standartet europiane të jetesës.

Zoti Rakipi mendon se vështirësitë ekonomike do të mbizotërojnë punën e qeverisë së re, krahas sfidave që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, ngritja e administratës profesionale, apo shërbimet arsimore dhe shëndetësore.

Për të dhënë ndihmesën e vet në debatin publik mbi sfidat e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare sapo ka nisur botimin e revistës së saj “Europa”.

Qysh nga numri i parë revista “Europa” synon të nxitë një debat gjithëpërfshirës për çështjet e integrimit evropian të vendit. Instituti mendon se revista “Europa” do të gjenerojë një qasje kritike mbi procesin e integrimit europian, mbi idetë konceptet dhe rrugët e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
XS
SM
MD
LG