Lidhje

Ettore Sequi komenton përbërjen e KQZ-së


Në Shqipëri edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Ettore Sequi, vuri sot theksin në faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundësi të marrë disa vendime vetëm me katër anëtarë

Ai i bëri këto komente në përfundim të një takimi me kryetarin e partisë socialiste Edi Rama, ku sic tha dhe vetë ambasadori, “cështja e Komisionit Qëndror kishte qenë një ndër temat e bisedës mes tyre”. Ai shpjegoi se është mandatuar nga ambasadorët e vendeve anëtare për të ndërmarrë një seri takimesh me udhëheqësit politikë shqiptarë, për të shprehur pikëpamjet e BE-së mbi procesin zgjedhor.

Çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vazhdon të mbetet shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar aq më tepër kur dita e votimit është e afërt dhe ky institucion, i ngarkuar të shpallë rezultatin e zgjedhjeve dhe të bëjë ndarjen e mandateve, e ka praktikisht të pamundur, duke qenë se për këtë kërkohet një shumicë prej të paktën 5 votash.

Raporti i javës së shkuar i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it theksonte se funksionimi pa numrin e plotë të anëtarëve “pengon aftësinë e Komisionit për të administruar zgjedhjet sic e kërkon ligji”. Raporti pati edhe kritika ndaj KQZ e cila sipas vëzhguesve ndërkombëtarë “ka miratuar me katër vota akte normative të cilat kërkojnë një shumicë me 5 votash.

Në raport theksohej gjithashtu se Komisioni ka shmangur marrjen e vendimeve të nevojshme për të amenduar aktet e vjetëruara” dhe se “aktualisht po vepron pa miratuar rregulloren e saj të funksionimit sic e parashikon ligji”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG