Lidhje

Balotazhi në Egjipt më 16-17 qershor


egypt 2
egypt 2

Kandidati i Vëllazërisë Myslimane përballë një politikani me lidhje të forta me Presidentin e mëparshëm, Hosni Mubarak

Zyrtarë egjiptianë të zgjedhjeve konfirmuan sot rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, që hapin rrugën për një balotazh mes kandidatit të Vëllazërisë Myslimane dhe një politikani tjetër me lidhje të forta me Presidentin e mëparshëm Hosni Mubarak.

Numërimi i votave të zgjedhjeve të para presidenciale të Egjiptit, të zhvilluara javën e kaluar, tregon se Mohamed Morsi i Vëllazërisë Myslimane siguroi numrin më të madh të votave dhe ish-kryeministri dhe politikani laik Ahmed Shafik e pason nga afër me numrin e votave që siguroi.

Balotazhi që do të zhvillohet më 16-17 qershor, do t’u ofrojë egjiptianëve një zgjedhje të qartë mes dy kandidatëve me qëndrime krejt të ndryshme.

Sipas komisionit të zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte në 46 për qind nga të 50 milionë egjiptianët me të drejtë vote.
XS
SM
MD
LG