Lidhje

Serbi, nesër zgjedhjet e parakohshme


Serbët shkojnë nesër në zgjedhje të parakohshme, që pritet të forcojnë pozitat e populistëve në pushtet, të cilët kanë premtuar reforma dhe çrrënjosjen e korrupsionit.

Ata përballen ndërkohë me akuza se po mbysin zërin e opozitës, në këtë vend të varfër që kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Analistët thonë se Partia Progresiste Serbe dhe udhëheqësi i saj Aleksandar Vuçiç mund të fitojnë shumicën absolute në parlamentin prej 250 vendesh.

Sondazhet parazgjedhore tregojnë se kjo parti mund të fitojë së paku 40 për qind të votave, përballë pothuajse asnjë sfide nga opozita e përçarë liberale.

Vuçiç, ish aleat i vijës së ashpër nacionaliste të Sllobodan Millosheviçit, ka qenë zëvendës kryeministër në qeverinë e koalicionit, megjithë popullaritetin e partisë së tij. Ai pritet gjerësisht të bëhet kryeministri i ardhshëm pas zgjedhjeve.

Në vend të dytë vijnë socialistët, kreu i të cilëve Ivica Daçiç është Kryeministri i tanishëm.
XS
SM
MD
LG