Lidhje

Zgjedhjet në Turqi, tetë të vrarë


Në Turqi, tetë vetë u vranë sot në përleshjet gjatë zgjedhjeve lokale.

Votimi ishte i qetë në pjesën më të madhe të vendit, por në dy fshatra pranë kufirit juglindor të Turqisë me Sirinë shpërthyen grindje që përfunduan me të vrarë. Njoftohet se 13 vetë të tjerë u plagosën me armë zjarri.

Votimi i sotëm shihet gjerësisht si një referendum për kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan dhe Partinë e tij në pushtet AK. Ai ndodhet në një skandal korrupsioni që ka detyruar disa prej ministrave të kabinetit të japin dorëheqjen.

Pas votimit në Stamboll, zoti Erdogan tha se zgjedhjet janë më të rëndësishme se sa protestat në rrugë kundër qeverisë së tij.
XS
SM
MD
LG