Lidhje

Zgjedhjet paraprake të republikanëve në Miçigan dhe Arizona

  • Zëri Amerikës

Zgjedhjet paraprake të republikanëve në Miçigan dhe Arizona

Zgjedhjet paraprake të republikanëve në Miçigan dhe Arizona

Sot është një ditë e rëndësishme për kandidatët republikanë Mitt Romney dhe Rick Santorum të cilat janë në garë për të marrë emërimin e partisë republikane për t’u përballur me presidentin Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Dy kandidatët kanë bërë fushatë intensive në Michigan, ku sot kanë filluar votimet. Zgjedhjet paraprake të republikanëve po zhvillohen sot edhe në Arizona.

Duke marrë parasysh se rezultatet e zgjedhjeve paraprake në Miçigan mund të ndikojnë tek shanset e tij për të fituar emërimin e partisë republikane, mbrëmë Mitt Romney ftoi këngëtarin Kid Rock nga ky shtet për të tërhequr më shumë mbështetje.

Kid Rock këndoi këngën “Born Free” e cila është kënga e përzgjedhur e fushatës së zotit Mitt Romney.

Por Mit Romney, për të cilin shumë analistë kanë thënë se ka përparësi, pasi është rritur në Miçigan, është duke u përballuar me një sfidë serioze nga kundërshtari i tij Rick Santorum. Në një lëvizje të debatueshme, fushata e zotit Santorum përmes telefonatave të automatizuara u ka bërë thirrje demokratëve në Miçigan të marrin pjesë në votime. Në Miçigan të gjithë votuesit e regjistruar, pavarësisht bindjeve partiake, mund të votojnë. Santorum e mbrojti këtë veprim të fushatës së tij.

“Romney dhe njerëzit e tij thonë se nuk mund të tërheqim demokratët, atëherë le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Fushata e ish guvernatorit Romney i cilësoi fyese përpjekjet e fushatës së zotit Santorum për të tërhequr demokratët. Vetë Mit Romney tha:

“Kjo krijon konfuzion për njerëzit, kjo është pika më e ulët në këtë fushatë”.

Ndërkohë, anketat në Arizona tregojnë se zoti Romney, ka një epërsi të madh ndaj Rik Santorumit, ndërkohë që ligjvënësi nga Teksasi Ron Paul dhe ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich renditen pas tyre.

XS
SM
MD
LG