Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Rusi mbahen më 4 mars

  • Zëri Amerikës

Zgjedhjet presidenciale në Rusi mbahen më 4 mars

Zgjedhjet presidenciale në Rusi mbahen më 4 mars

Dhoma e lartë e parlamentit rus caktoi 4 marsin si datën e zgjedhjeve presidenciale, që pritet të risjellin Vladimir Putin në postin e lartë.

Në fillim të vitit, zoti Putin kryeministri i tanishëm dhe presidenti Dmitry Medvedev parashtruan një plan për ndërrimin e posteve në zgjedhjet presidenciale në mars.

Kjo do ta lejojë zotin Putin të drejtojë Rusinë për deri 24 vjet – më gjatë se 17 vjetët e udhëheqjes së Bashkimit Sovjetik nga Leonid Brezhnjevi.

Zoti Putin tha muajin e kaluar se ndërsa njerëzit thonë se do të kthehen kohët e Brezhnjevit, ai dhe zoti Medvedev janë më të aftë dhe po punojnë më shumë sesa udhëheqësit gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik.

Zoti Putin u premtoi votuesve se nuk do të ketë ndryshime të papritura në politikat e Rusisë.

XS
SM
MD
LG