Lidhje

Zgjedhjet presidenciale të vitit 1976


Zgjedhjet presidenciale të vitit 1976
Zgjedhjet presidenciale të vitit 1976

Jimmy Carter ishte një politikan krejt i panjohur kur filloi fushatën e tij për të marrë emërimin e partisë demokratike. Brenda dy vitesh ai mori emërimin e partisë demokratike dhe mundi kandidatin republikan Gerald Ford në zgjedhjet e përgjitshme të vitit 1976, duke u bërë presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara.

Kur nënpresidenti amerikan Gerald Ford u bë president në vitin 1974, ai mori detyrën në një kohë krize. Për herë të parë në historinë amerikane, një president kishte dhënë dorëheqjen. Bëhej fjalë për Richard Nixon që u largua nga posti si pasojë e skandalit të Watergate-it, që kishte të bënte me aktivitete të paligjshme në lidhje me fushatën e tij të ri-zgjedhjes. Gënjeshtrat shtuan mosbesimin e amerikanëve të zemëruar nga lufta në Vietnam. Në vend të republikaninit Gerald Ford në zgjedhjet presidenciale të vitit 1976, amerikanët zgjodhën demokratin Jimmy Carter.

Një nga arsyet që amerikanët nuk votuan për Gerald Fordin ishte se ai e kishte falur Richard Nixon-in për çdo krim që ai mund të kishte kryer kur ishte në postin e presidentit. Gjithashtu, ai refuzoi kërkesat për ndihmë federale për Nju Jorkun dhe qytete të tjera. Votuesit ndoshta janë ndjerë se ai nuk ishte i shqetësuar nga problemet e njerëzve të varfër.

Të tjerët besojnë se papunësia dhe inflacioni shkaktuan humbjen e zotit Ford. Gara për marrjen e emërimit të Partisë Republikane ishte shumë e fortë në vitin 1976. Kundërshtari kryesor i nënpresidentit Ford ishte Ronald Reagan, i cili kishte shërbyer vetëm dy mandate si guvernator i Kalifornisë.

Demokratët mendonin se zemërimi i votuesve në lidhje me skandalin Watergate do të ndihmonte partinë e tyre të shkonte në Shtëpinë e Bardhë. Njëmbëdhjetë demokratë morën pjesë në fushatën për të marrë emërimin e partisë demokratike. Në mesin e kandidatëve. Jimmy Carter, ish guvernatori i Xhorxhias ishte më pak i njohuri.

Xhimi Karter: “Unë jam Jimmy Carter dhe jam kandidat për president."

Ekspertët politikë i dhanë atij pak shanse për të fituar emërimin. Madje shumica e demokratëve nuk e dinin se kush ishte ai.

Përpara se të bëhej guvernator, ai kishte qenë inxhinier i energjisë bërthamore në forcat detare dhe fermer në Xhorxhia. Vazhdimisht, ai u thoshte njerëzve se ai nuk ishte i rrethit politik në Uashington. Ai gjithashtu ishte besimtar krishterë i përkushtuar. Kjo ishte tërheqëse për shumë votues.

Shumë votues mbështetën zotin Carter në zgjedhjet paraprake. Fitorja e tij në zgjedhjet paraprake në Florida ishte veçanërisht e rëndësishme. Në zgjdhjet paraprake të republikanëve, presidenti Ford kishte rezultate të përziera. Ford dhe Regan fituan mbështetje pothuaj të njejtë në zgjedhjet paraprake të republikanëve.

Megjithatë, shumë delegatë në kuvendin e emërimit ishin të pavendosur. Kjo ishte një situatë e rrezikshme për Partinë Republikane. Udhëheqësit e partisë nuk donin të luftonin për votat e delegatëve të pavendosur. Ata ishin të shqetësuar se mungesa e unitetit mund të dëmtonte shanset e partisë në zgjedhjet e përgjithshme.

Situata ishte e ngjashme për demokratët. Mbështetja për kandidatin Jimmy Carter ishte në rritje. Por disa demokratë që nuk e pëlqenin atë filluan të thonin, “zgjidhni këdo përveç zotit Carter.”

“Unë shoh një Amerikë që është larguar nga skandalet dhe korrupsioni. Unë shoh një president amerikan, i cili qeveris me energji dhe vizion dhe udhëheqje me një frymë pozitive. Një president që nuk është i izoluar nga njerëzit tanë, por një president që ndjen dhimbjen tuaj dhe që ndan ëndrrat tuaja.”

Carter fitoi zgjedhjet paraprake në Xhorxhia, Alabama dhe Indiana. Kandidatët e tjerë mbetën mbrapa. Në kongresin e partisë, ai u emërua që në votimin e parë. Në fjalimin e tij në kongresin e partisë, Carter tha se ekziston një frikë se vitet më të mira të Amerikës kishin mbaruar. Por, ai tha se ditët më të mira të kombit nuk kanë ardhur ende.

Walter Mondale, një senator nga Minesota, u bë kandidati i partisë për nënpresident. Kur fushata e zgjedhjeve të përgjithshme filloi në shtator të vitit 1976, Gerald Ford dhe Jimmy Carter ranë dakord të debatojnë njëri-tjetrin në televizion. Askush nuk e kishte bërë këtë që nga viti 1960, kur Richard Nixon dhe John Kennedy zhvilluan disa debate televizive.

Shumë njerëz menduan se Ford doli pak më mirë se Carter në debatin e parë. Në debatin e dytë, megjithatë, Presidenti Ford bërë një gabim. Ai gabimisht sugjeroi se Bashkimi Sovjetik nuk ka kontrollin e Evropës Lindore.

“Unë nuk besoj se jugosllavët e konsiderojnë veten të dominuar nga Bashkimi Sovjetik. Unë nuk besoj se rumunët e konsiderojnë veten të dominuar nga Bashkimi Sovjetik. Unë nuk besoj se polakët e konsiderojnë veten të dominuar nga Bashkimi Sovjetik. Secili nga këto vende është i pavarur ose autonom. Ato ka integritetin e vet territorial, dhe Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë se këto vende janë nën dominimin e Bashkimit Sovjetik.”

Carter u përgjigj: “Unë do të doja të shihja zotin Ford t’i bind polako-amerikanët, Çeko-amerikanët, dhe hungarezo-amerikanët në këtë vend se këto vende nuk jetojnë nën dominimin dhe mbikëqyrjen e Bashkimit Sovjetik, pas perdes së hekurt.”

Debati i tretë nuk pati një fitues të qartë. Sondazhet e opinionit publik tregonin se shumë votues ishin ende të pavendosur. Në nëntor, Jimmy Carter i fitoi zgjedhjet. Ai mori pesëdhjetë e një për qind të votës popullore. Presidenti Ford fitoi dyzet e tetë për qind.

Shumë gjëra kishin ndryshuar në dy vitet që kur Jimmy Carter filloi të marrë vëmendjen kombëtare. Shumica e amerikanëve nuk kishin dëgjuar për të më parë. Tani, shumë prej tyre kishin hedhur votën për ta zgjedhur atë presidentin e 39-të të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG