Lidhje

2014 vit zgjedhjesh në Shtetet e Bashkuara


2013 ishte një vit përplasjesh në politikën amerikane dhe miratimi i publikut si për Presidentin Barak Obama, ashtu edhe për demokratët dhe republikanët në Kongres ra ndjeshëm në fund të vitit. Analistët thonë se parashikimet për vitin 2014 nuk janë më të mira, veçanërisht për zgjedhjet e nëntorit në Kongres. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, i hedh një vështrim politikës amerikane për vitin 2014.

Në fund të vitit 2013, askush nuk u paraqit mirë në sondazhet e opinionit. Miratimi për Presidentin Obama ra në një nevel tjetër të ulët, kryesisht për shkak të ligjit të reformës shëndetësore.

Vlerësimet për të dy partitë në Kongres ishin gjithashtu të ulta. Demokratët për shkak të ligjit për kujdesin shëndetësor, ndërsa republikanët u fajësuan për mbylljen 16 ditore të qeverisë në muajin tetor.

2014 është një vit zgjedhjesh për në Kongresin amerikan dhe mbart një masë rreziku për Presidentin Obama, thotë John Fortier i Qendrës së Politikës Dypartiake në Uashington.

“Presidenti po bie në pozitat e shumë presidentëve në mandatin e tyre të dytë. Kemi një qeveri të ndarë. Ai nuk është më aq popullor. Zgjedhjet e mesit të mandatit të dytë nuk janë zakonisht të mira për presidentët në detyrë. Mendoj se presidenti ka përballë disa sfida”.

Zoti Obama shpreson se marrëveshja dypartiake për buxhetin në fund të vitit 2013 e bën vitin 2014 më pak kontradiktor. Marrëveshja u arrit pak javë pas mbylljes së qeverisë që tronditi besimin e pulikut për aftësinë e Uashingtonit për të qeverisur.

“Kjo nuk është çfarë populli amerikan mendon se është e pranueshme. Ata duan që të zgjidhim problemet dhe të jemi praktikë, edhe nëse nuk mund të bëjmë gjithçka”.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, dërgoi sinjale pajtimi gjatë marrëveshjes për buxhatin.

“Nuk arritëm gjithçka deshëm, por detyra jonë është të gjejmë mjaft pika të përbashkëta për të ecur përpara në emër të popullit amerikan që na ka dërguar këtu për të bërë punën”.

Disa analistë prashikojnë se marrëveshja për buxhetin do të jetë më pak e vështirë në 2014, pasi të dy partirë përpiqen të rifitojnë besimin e votuesve para zgjedhjeve të nëntorit. Por ka të ngjarë që ligji i kujdesit shëndetësor, të cilit republikanët preferojnë t’i referohen si Obamacare, do të jetë çështje përplasjesh mes të dy partive.

Administrata po përpiqet të zgjidhë problemet e zbatueshmërisë së tij, probleme që mund të sjellim dëm politik për demokratët e kongresit, nëse ata këmbëngulin deri pranë zgjedhjeve. Stuart Rothenberg është analist i pavarur në Uashington.

“Problemi është se të gjithë demokratët e mbështetën dhe në shumicën e rasteve votuan për reformën shëndetësore dhe tani ata nuk kanë rrugëdalje tjetër. Kjo e ka ulur besimin tek presidenti, kështu që votuesit synojnë t’i dërgojnë një mesazh presidentit Obama. Emri i tij nuk është në fletëvotime, por zgjedhësit mund ta shprehin kundërshtimin duke votuar kundër demokratëve”.

Por zoti Rothenberg thekson gjithashtu se edhe republikanët janë në pozita mbrojtëse, pasi ata janë fajësuar më shumë për mbylljen e qeverisë në tetor.

“Edhe republikanët duken keq. Njerëzit mendojnë se ata bënë një gabim shumë të madh me mbylljen e qeverisë dhe shumica e aanalistëve republikanë do të thonë se ky ishte një gabim i madh”.

Miratimi për Presidentin Obama ra në pikën më të ulët të gjithë presidencës së tij dhe shpesh kjo sinjalizon rezultate të ulta për partinë e presidentit në zgjedhjet e mesmandatit. Por zoti Obama mbetet një forcë e fuqishme politike, thotë analisti Rhodes Cook.

“Presidenti, pavarësisht nga gjithë këto probleme, mbetet një figurë në qendër të vemendjes së vendit, për vetë faktin se është në Shtëpinë e Bardhë dhe çdo gjë që ai thotë, tërheq vëmendje”.

Rezultati i zgjedhjeve të nëntorit mund të përcaktojë nëse zoti Obama do të ketë shansin të zbatojë axhendën e tij në dy vitet e fundit të mandatit presidencial. Në nëntor zgjedhësit do të votojnë për të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, për një të tretën e vendeve në Senat dhe për 36 guvernatorë. Aktualisht, republikanët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa demokatët kanë shumicën në Senat.
XS
SM
MD
LG