Lidhje

Vota e të rinjve në zgjedhjet 2012


Partia Republikane po përpiqet të tërheqë të rinjtë me premtimin për të ndrequr problemet ekonomike

Një segment i rëndësishëm i elektoratit që i dha fitoren Presidentit Barak Obama katër vjet më parë ishin të rinjtë. Por këtë radhë Partia Demokrate e ka pasur të vështirë të mobilizojë votuesit e rinj. Rinia është prekur ndjeshëm nga problemet ekonomike që Partia Republikane premton t’i ndreqë.

Ndërkohë që vazhdonte kuvendi republikan në Tampa, Presidenti Obama ndodhej në Charlotsville ku foli para studentëve të Universitetit të Virxhinias.

Anketat tregojnë se zoti Obama ka epërsi në radhët e të rinjve, por kjo epërsi ka vlerë vetëm nëse ata votojnë.

Në Universitetin e Tampas, studentë si Patrik Creedon u regjistruan për herë të parë për të votuar:

“Do të votoj dhe do ta hedh votën për Obamën”.

Ai thotë se preferon demokratët si rezultat i qëndrimit të tyre në çështjet sociale, si martesat e homoseksualëve dhe si rezultat i planeve të republikanëve për të ndryshuar programet sociale si Medicare, e cila ofron kujdes për të moshuarit.
Por Presidenti i Studentëve në Universitetin e Tampas Matt Rutkovitz thotë se çështje si programi Medicare nuk janë problem parësor për shumicën e bashkëmoshatarëve të tij.

“Studentët nuk shqetësohen shumë për problemet që do të kenë kur të bëhen 70 apo 80 vjeç, prandaj mendoj se programet Medicare dhe Medicaid nuk janë të rëndësishme për studentët aktualisht”.

Të rinjtë janë gjithashtu shumë tolerantë dhe nuk kanë ndonjë dëshirë të ballafaqohen me personat me pikëpamje të kundërta. Imani Cruz thotë se i shmang debatet politike me studentë të tjerë.

“Të gjithë kanë të drejtën të kenë opinionin e tyre. Nuk do të më pëlqente që dikush tjetër të më impononte opinionin e tij dhe nuk dua t’ia bëj atë dikujt tjetër”.

Por shumë të rinj aktivë në politikë e shprehin me energji opinionin e tyre dhe qindra prej tyre u mblodhën në sheshet e Tampas për të dënuar politikat e republikanëve.
Pjesa më e madhe e delegatëve në kuvend ishin në moshë të pjekur, me një karrierë të gjatë në shërbim të partisë së tyre. Por shihje ndonjëherë edhe fytyra të rinjsh.
Një nga delegatët më të rinj në kuvend ishte 18-vjeçari Hamilton Zachariahs (zak-kah-RYE-uhz), i cili beson se shumë bashkëmoshatarë të tij janë të zhgënjyer nga Presidenti Obama.

“Mendoj se të rinjë e shohin se nuk gjejnë dot punë kur mbarojnë universitetin. E shohin se nuk po i arrijnë ato që iu premtuan, prandaj shumë prej tyre duan të shohin se çfarë ofron zoti Romney”.

I ati i Hamiltonit, Barry Zachariahs, immigrant nga India thotë se i biri mund të konkurojë për post politik ndonjë ditë:

“Në Amerikë caku i mundësive është qielli”.

Dhe pa dyshim ka plot prindër të të rinjve të tjerë aktivistë që do të marrin pjesë në kuvendin e demokratëve, me shpresa dhe ambicje të ngjashme.
XS
SM
MD
LG