Lidhje

Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Sannino viziton Tiranën


Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Sannino viziton Tiranën
Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Sannino viziton Tiranën

Në Shqipëri nisi sot një vizitë zyrtare zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino.

Pasdite ai mori pjesë në një takim me komisionin parlamentar të Integrimit ku është prezantuar plani i veprimit i qeverisë shqiptare për realizimin e 12 objektivave të vendosur nga komisioni europian.

Vizita e zotit Sannino synon të nxisë bashkëpunimin mes forcave politike për të përmbushur rekomandimet që Komisioni Europian vuri për Shqipërinë në mënyrë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, nesër zyrtari europian pritet të takohet edhe me përfaqësues rë lartë të politikës shqiptare, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist Edi Rama si dhe me diplomatë të rëndësishëm perëndimor dhe me misionin e vëzhguesve të ODIHR-it.

Bashkimi Europian ka nënvizuar disa herë se zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri do të jenë një provë e rëndësishme për të ardhmen e integrimit europian të vendit.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG