Lidhje

Zhdukja e pyjeve, "50 fusha futbolli çdo minutë"

  • Rosanne Skirble

Një paisje kompjuterike ofron imazhe në internet thuajse në kohë reale, për të ndihmuar autoritetet në goditjen e aktivitetit të shpyllëzimit të paligjshëm

Pyjet që mbulojnë një pjesë të mirë të globit po zhduken me shpejtësi alarmante. Që nga viti 2000 deri në 2012 janë zhdukur 2.3 milion kilometra katror pyje, një sipërfaqe e barabarta me zhdukjen e 50 fushave të futbollit çdo minutë. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, një paisje e fuqishme kompjuterike ofron informacione të besueshme çdo minutë për të ndihmuar qeveritë dhe ata që merren me konservimin që të rikuperojnë humbjet dhe të godasin aktivitetet kriminale.
Zjarri, prerja ilegale e pyjeve, ç’pyllëzimet si dhe minierat dhe nxjerrja e naftës janë probleme kronike në pyjet tropikale në botë.

Në kohën kur zbulohen këto aktivitete, shpesh është shumë vonë për të reaguar dhe për të gjetur se kush janë fajtorët.

Global Forest Watch, është një sistem mbikëqyrës për pyjet i krijuar nga Instituti për Burime Botërore dhe 40 grupe partnere. Ai ofron imazhe pothuajse në kohë reale në internet të pyjeve.

Presidenti i institutit Andrew Steer thotë se programi do të ndryshojë gjithçka.

“Për herë të parë mund të sjellë iformacione në kohë reale në nivele lokale për këdo në botë. Ky është synimi ynë,” tha ai.

Nigel Sizer që drejton nismën, thotë se sistemi përfshin brenda imazheve satelitore informacione të rendësishme në faqe elektronike të thjeshta për t’u përdorur:

“Funksionon sikurse hartat në Google, ku Global Forest Watch tregon se ç’po ndodh në pyjet e komunitetit tend, në shtetin tënd apo madje edhe në anën tjetër të globit dhe pastaj të mund të veprosh.”

Sipas Global Forest Watch, ç’pyllëzimet në tropik po shtohen me afro 2 mijë kilometra kateror në vit, me gjysmën e humbjeve në Brazil dhe Indonezi. Zoti Sizer thotë se programi mund të ndihmojë për të ngadalësuar prirjen.

“Ai u krijon mundësi qeverive të përqëndrohen në zonat ku ndodh prerja ilegale e pyjeve. U ofron informacione kompanive si Nestle dhe Unilever që kanë thënë se nuk duan dëmtim të pyjeve nga produktet që shesin. Ato mund të përdorin programin për të vëzhguar se kush nga kompanitë furnizuese nuk po punon siç duhet.”

Global Forest Watch përdor fuqinë kompjuterike të Google Earth për të ofruar ndërthurjen me imazhet satelitore nga NASA dhe qasje në internet. Qartësia e imazheve është aq e lartë saqë mund të dallohet prerja e pemëve, djegia apo rrëzimi, thotë Rebecca More me kompaninë Google.

“Qartësia dhe iformacioni është shumë i lartë. Asnjëherë më parë nuk është bërë e mundur një detajim i tillë.”

Ky informacion në duart e sigurta mund të bëjë një ndryshim thotë Juan Carlos Jintiach (Hint-ich) që koordinon aktivitetet mes popujve dhe qeverive në nëntë vende të basenit të Amazonës.

“Është një mënyrë e thjeshtë për të shkëmbyer informacion. Për herë të parë përmes këtij programi mund të ndajmë fotot dhe njoftimet për të gjithë botën për të parë shkeljet që ndodhin në pyje dhe bërë vëzhgime në kohë reale.”

Ai thotë se hapi tjetër është për të mobilizuar njerëzit për të punuar për mbrojtjen e botës pyjore para se të jetë tepër vonë.
XS
SM
MD
LG