Lidhje

Zhdukja e zogjve në Hawai


Zogjtë në Hawai rrezikohen nga specie grabitqare dhe nga humbja e vendbanimeve

Në ishullin e Havait - shtet amerikan në Oqeanin Paqësor, një kafshë grabitqare po kërcënon zhdukjen e shumë specieve të zogjve. Ajo është mangusta, një gjitar i sjellë në ishull rreth një shekull më parë, me synimin për të luftuar minjtë në plantacionet e kallamit të sheqerit. Tani, grupet ambjtenaliste thonë, se mangusta ka dalë jashtë kontrollit. Ajo ushqehet me vezët e pulave, mevetë zogjtë e ishullit dhe shumë zogj të tjerë, përfshirë edhe disa specie të rrezikuara, të cilat shumohen vetëm një herë në vit.

Shumë vetë i mendonjë ishujt Hawai si një parajsë të Paqësorit, një grumbull ishujsh tropikalë, ku gjallon një jetë bimore dhe shtazore ekzotike.

Por speciet e ishullit, sidomos zogjtë, janë duke u pakësuar.

“Hawai është kryeqyteti i botës për nga zhdukja e zogjve. Shteti i 50-të amerikan ka reputacionin si një ishull-parajsë, por unë mendoj se shumë njerëz nuk e kuptojnë se përmes një historie të gjatë të jetës shtazore dhe bimore, popullsia e zogjve të Hawait është shkatërruar.”

George Wallace është nënpresident i Konservatorit amerikan të Zogjve.

Konservatori ABC, ishte grupi i parë që dha alarmin për mangustat në ishullin Kaua. Kjo kafshë grabitqare mund të jetë shkatërrimtare për zogjtë e ujit që dalin në breg vetëm një herë në vit, për periudhën e inkubacionit.

“Mangustat nuk ngjiten me lehtësi në pemë, por ato janë tepër të shkathta për të arritur në çerdhet me vezë të zogjve, që i ngrenë foletë në Tokë dhe kjo veçori e tyre sjell pasoja shkatërrimtare tek zogjtë ujorë të Hawait.”

Mangustat nuk kanë armiq natyrorë në ishujt Hawai. Ato shihen zakonisht anës rrugëve dhe pranë grumbujve të plehrave. Ishulli Kauai nuk ka patur Mangusta deri kohët e fundit, prandaj zogjtë e këtij ishulli janë në gjendje më të mire se sa zogjtë e ishujve të tjerë.

Brad Bortner punon për Shërbimin amerikan të Peshkimit dhe Kafshëve të Egra.

“Ka rreth 100 specie zogjsh që janë unike për Hawain dhe gjenden vetëm në atë ishull. Mbi 71 specie atje janë zhdukur dhe ka edhe një listë me 31 të tjera që janë të rrezikuara.”

Por mangustat janë vetëm një prej rreziqeve të shumta me të cilat ndeshen zogjtë e Hawait. Brad Botner thotë se atje ka edhe kafshë dhe bimë të tjera grabitqare, ka sëmundje të shkaktuara nga insektet dhe shkatërrim të vendbanimeve. Zoti Botner thotë se Shërbimi i Peshkimit dhe i Kafshëve të Egra, së bashku me grupe të tjera, përpiqen të rikthjenë vendbanimet e specieve të rrezikuara, duke vendosur pengesa për grabitqarët, si gardhe dhe duke nxitur programe për mbarështimin e specieve të rrezikuara, siç është sorra hawaiane.

Sipas studimeve të fundit, numri i disa specieve të zogjve të Hawait ka rënë ndjeshëm, në vetëm disa qindra.

George Wallace i Shoqatës amerikane të Konservimit të Zogjve thotë se mungesa e burimeve kufizon përgjigjee ndaj krizës.

“Po t’i hedhësh një vështrim të gjithë zogjve në listën e specieve të rrezikuara, ka rreth 90 prej tyre në SHBA , një e treta e tyre genden në Hawai, por vetëm 4 për qind e fondeve shkojnë për specite e rrezikuara të ishullit të Paqësorit.”

Për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për zogjtë e rrezikuar, Konservatori amerikan i Zogjve kohët e fundit publikoi një dokumentar 30 minutësh të titulluar “Hawai i rrezikuar”. Video mund të shihet në Internet dhe po u shpërndahet gjithashtu shkollave dhe agjencive qeveritare.
XS
SM
MD
LG