Lidhje

Zhvillohet në Korenë e Veriut parada më e madhe ushtarake në vite


Zhvillohet në Korenë e Veriut parada më e madhe ushtarake në vite
Zhvillohet në Korenë e Veriut parada më e madhe ushtarake në vite

Në Korenë e Veriut, i biri i udhëheqësit të vendit Kim Jong Il që do të zërë vendin e të atit, ka dalë në publik gjatë paradës më të madhe ushtarake shtetërore në disa vjet.

27 vjeçari Kim Jong Un ishte krahas të atit sot në tribunë e paradës me rastin e 65 vjetorit të pushtet komunsit në Korenë e Veriut.

Mijëra trupa marshuan nëpër rrugët e Phenianit duke u përshëndetur me duartrokitje nga të pranishmit në një ambjent që të kujtonte paradate e ish-bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Parada është transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni, një ndryshim jo i zakontë në praktikën e Koresë së Veriut, ku transmetimet censurohen ashpër.

Në paradë kanë marrë pjesë mijëra tanke, raketa dhe armë të tjera të ushtrisë së Koresë së Veriut.

Javën e kaluar, u konfirmua se Kim Jong Un është caktuar si pasardhësi i të atit në postin e udhëheqësit të vendit.

XS
SM
MD
LG