Lidhje

Zhvillohet në Nju Jork ceremonia e 65-të e çmimeve Toni


Zhvillohet në Nju Jork ceremonia e 65-të e çmimeve Toni
Zhvillohet në Nju Jork ceremonia e 65-të e çmimeve Toni

Në teatrin Beacon të Nju Jorkut u zhvillua mbrëmë ceremonia e 65-të ndarjes së çmimeve Tony. Në këtë ceremoni morën pjesë emra shumë të njohur të kinemasë dhe zhanrit të komedive muzikore amerikane. Fituese e mbrëmjes së djeshme ishte “Book of Mormon” e cila fitoi 9 çmime Tony, e ndjekur nga “War Horse” me 9 çmime.

Këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Tony Awards nuk u mbajt si zakonisht në Radio City Music Hall, por në teatrin Beacon. Mes kandidaturave kishte emra të mëdhenj të kinemasë dhe ekranit si Al Pacino, Kris Rock, Lily Rabe, Whoopi Gooldberg etj.

Al Pacino ishte kandidat për aktorin më të mirë me rolin e tij të tregtarit Shilok në veprën e Sheksipirit “Tregëtari i Venedikut”. Duke iu referuar vitit 1977 kur ai ka fituar çmimin e fundit Toni, Paçino tha:

“Ka rreth një shekull që kam qenë në një ceremoni të tillë”. Ndërsa për rolin e tij ai shtoi:

“Është një rol i madh. Shilok, Hamleti, Rikardi i tretë dhe Mbreti Lir, janë role që kanë qenë në repertorin e aktorëve të mëdhenj të brezave të kaluar”.

Çmimin për aktorin më të mirë e mori Mark Rilenc me pjesën “Jeruzalem”.

Whoopi Goldberg mori pjesë në ceremoninë e çmimeve Toni si producente e komedisë muzikore “Sister act” e cila ka patur një sukses shumë të madh në Londër.

“Ka qenë një operetë që u shfaq për një kohë të gjatë. Ishte i lodhshëm por shumë i bukur. Kjo reflektohet dhe në faktin që është kandiduar si opereta më e mirë, dhe ky është një vlerësim i madh sidomos për stafin, i cili ka bërë një punë shumë të jashtëzakonshme”.

Çmimin Toni si për muzikalin më të mirë e mori “Book of Mormon”. Për Lily Raben, e kandiduar për aktoren më të mirë me rolin e saj tek pjesa “Tregëtari i Venetikut”, ky vit ka qenë i vështirë. Pak përpara nisjes së kësaj shfaqje, nëna e saj aktorja Jill Clayburg u nda nga jeta.

“Mendoj për të në çdo moment. Sidomos sonte është e pamundur të mos mendoj për të,” thotë ajo.

Ylli i televizionit Xhon Laroquete pati këtë vit debutimin e tij të parë në Brodway me pjesën “Si të jesh i suksesshëm në biznes pa u përpjekur”. Dhe që me pjesmarrjen e parë, ai u përzgjodh si kandidaturë pët aktorin më të mirë, gjë për të cilën ai thotë se ishte si një lojë fati, ku merr pjesë rastësisht dhe fiton çmimin më të madh.

Muzikali “Book of Mormon” fitoi 9 çmime Toni, duke u vlerësuar mes të tjerash dhe si më i miri. Skenaristi i tij Robert Lopez, bashkëpunoi me Tray Parker dhe Mat Sttone, të njohur për komedinë e animuar “South park”. I pyetur nëse muzikali “Book of Mormon” mund të përshtatej me këtë shfaqje, skenaristi Lopes thotë:

“Mendoj se është e rrezikshme, por do të isha i nderuar të punoja për një gjë të tillë”.

XS
SM
MD
LG