Lidhje

Zhvillohet në Poloni kampionati i akrobacive me motorra

  • Zëri Amerikës

Zhvillohet në Poloni kampionati i akrobacive me motorra

Zhvillohet në Poloni kampionati i akrobacive me motorra

Motoçiklistë nga e gjithë bota u mblodhën në Poloni për të garuar në kampionatin e e quajtur Stunt GP. Ditët e korrikut u gjallëruan në qytetin polak të Bydgoskut, pasi garat e motorrave tërhoqën vëmendjen jo vetëm të mbështetësve të pjesmarrësve në gara, por edhe të banorëve të qytetit.

... Kthim në vend në harkun prej 360 gradësh..

... t’i japësh motorit pa mbajtur timonin...

... dhe të frenosh në vendin e përcaktuar.

Ky ishte standarti i vendosur për konkursin më të madh për të apasionuarit mbas akrobacive me motorra, të cilët u mblodhën në Poloni në kapmionatin Stunt GP 2011. Gjashtëdhjetë motoçiklistë nga 20 vende e tre kontinente u mblodhën në qytetin Bydgoszcz për të konkuruar në këtë lloj gare.

Mes garave spikat ajo e saktësisë. Një motorrist e kthen motorrin në ajër në këndin 180 gradë për të shtypur një kanaçe me pije.

Disa prej këtyre garave duken të frikshme por motoçiklistja Monika Koch thotë:

“Më e rëndësishmja është të mos frikësohesh. Nëse nuk ke frikë atëherë çdo gjë ecën shumë mirë”.

Është pikërisht siguria që duket se i ka dhënë Monikës çmimi e parë për femra në garën me motorra.

Por nuk është vetëm aftësia teknike që vlen në këtë garë. Mbështetja e publikut është një tjetër element i rëndësishëm, i cili ndikon në pikët e arritura.

Motoristët përpiqen që të bëjnë publikun për vehte me çdo mënyrë, madje edhe kur i japin motorrit pa duar.

Në përfundim të kampionatit çmimin e parë e fitoi përfaqësusi i Polonisë Rafal “Stunter 13” Pasierbek. Ai është fitues për të tretin vit rradhazi në këtë kampionat.

“Elementi më i vështirë në këtë sport është të kombinosh të gjithë elementët sepse sporti ynë është një spektër manovrash të vogla, kombinim të frenave të përparme me ato të rrotave të mbrapme, si edhe lëvizjet akrobatike. Juria vlerëson manovrat tona, cilësinë, rrjedhshmërinë e lëvizjeve, dinakmikën e natyrisht duhet edhe pak agresivitet”.

Në vend të dytë u rendit amerikani Nikolas Brocha ndërsa në vendin e tretë u rendit Javier Almazan Lopez nga Spanja.

Shumica e motoçiklistëve kishin hequr pjesëza nga motorrat e tyre si pasqyrat, dritat apo elementë të tjerë që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me funksioinimin mekanik të motorit. Kjo sepse një motorr me më pak peshë manovrohet më me lehtësi.

XS
SM
MD
LG