Lidhje

Zhvillohet takimi i parë i drejtpërdrejtë, mes SHBA dhe Koresë së Veriut

  • Zëri Amerikës

Zhvillohet takimi i parë i drejtpërdrejtë, mes SHBA dhe Koresë së Veriut

Zhvillohet takimi i parë i drejtpërdrejtë, mes SHBA dhe Koresë së Veriut

Në misionin e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara po zhvillohet takimi i parë i drejtpërdrejtë, i nivelit të lartë në 18 muaj mes diplomatëve amerikanë dhe atyre koreanoveriorë. Delegacioni amerikan në bisedime drejtohet nga i dërguari i posaçëm Stephen Bosworth, ai i Koresë së Veriut kryesohet nga zëvendësministri i jashtëm Kim Kye Gwan.

Para takimit, të dy diplomatët nuk bënë komente për shtypin. Shtetet e Bashkuara thonë se kërkojnë të mësojnë në se Pheniani është serioz në përmbushjen e premtimeve të vitit 2005, për t’i dhënë fund programit bërthamor në shkëmbim të ndihmave dhe përfitimeve diplomatike.

XS
SM
MD
LG