Lidhje

Juria shpall të pafajshëm George Zimmerman


Juria rrëzoi të gjitha akuzat, në procesin e ngarkuar me nota racore për vrasjen e të riut Trayvon Martin

Një juri në shtetin juglindor të Floridës arriti në përfudimin se i dyshuari George Zimmerman nuk është fajtor për vrasjen me ose pa paramendim të të riut me ngjyrë, Trayvon Martin, vitin e kaluar. Mbështetësit e të riut Martin e kishin akuzuar Zimmermanin se e kishte paragjykuar 17-vjeçarin nga një këndvështrim racor, për shkak se ai ishte afrikano-amerikan.

Juria e përbërë nga 6 gra e shpalli Zimmermanin, mbrëmë vonë, të pafajshëm për të gjitha akuzat, në një proces të ngarkuar me nota racore. Babai i zotit Zimmerman është i bardhë ndërsa nëna e tij hispanike. Mbështetësit e të riut Martin që gjendeshin jashtë ndërtesës së gjykatës ishin shumë të pakënaqur me vendimin. Shpallja e tij si "jo fajtor" do të thotë se sipas jurisë prokuroria – përveç dyshimeve

"Natyrisht, ne jemi të lumtur për rezultatin. George Zimmerman nuk ishte fajtor për asgjë. Ai vetëm përdori të drejtën e tij për vetëmbrojtje."

George Zimmerman – një roje lagjeje vullnetar – doli nga automjeti i tij në shkurt të vitit të kaluar dhe ndoqi Trayvon Martinin. Mes tyre pati më pas një zënkë dhe përleshje fizike, që përfundoi me qëllimin me armë zjarrit të të riut Martin nga Zimmerman.

Prokuroria thotë zoti Zimmerman paragjykoi nga një këndvështrim racor Trayvon Martinin dhe shtroi supozimin se i dyshuari kishte pasur si qëllim të shkaktonte zënkën. Edhe pas humbjes, prokurorja e shtetit të Floridës thotë se kujtimi i Trayvon Martinit u trajtua me respekt.

"Bëmë çdo gjë të mundur për të siguruar një proces të rregullt ndaj të gjithë të përfshirëve. Dhe besojmë se kemi sjellë të vërtetën në emër të Martinit."

Prindërit e Trayvonit, bënë një deklaratë me anë të avokatit të tyre, duke thënë se ishin shumë të trishtuar. Familja kërkoi gjithashtu që të gjithë të shprehnin mendimin e tyre vetëm në mënyrë paqësore.

Zoti Zimmerman u largua nga gjykata si një njeri i lirë, por avokati i tij tha se George Zimmerman është i shqetësuar për sigurinë e tij.
XS
SM
MD
LG