Lidhje

Peticioni për shkarkimin e guvernatorit Fullani


Intervistë me zotin Zirkon Disha, veprimtar i shoqërisë civile

Në Shqipëri vazhdon prej një jave nënshkrimi i një peticioni qytetar për shkarkimin nga detyra të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Veprimtarët e shoqërisë civile besojnë se pas vjedhjes së 7 milionë dollarëve, zoti Fullani duhej të ishte dorëhequr nga posti. Prokuroria arrestoi 10 persona për këtë vjedhje, ndërsa këshilli drejtues i bankës nuk e shkarkoi guvernatorin. Organizatori i protestave dhe peticionit kundër vjedhjes së Bankës, Zirkon Disha, thotë se deri tani janë mbledhur mbi 9 mijë firma qytetarësh, dhe kur të kalojnë 20 mijë nwnshkrime, peticioni do t'u dërgohet autoriteteve më të larta shtetërore për ta shkarkuar nga detyra zotin Fullani si përgjegjës për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.

Peticioni për shkarkimin e guvernatorit Fullani
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:48 0:00

Zoti Disha, cila është ecuria e deritanishme e peticionit, që po mblidhni firmat e qytetarëve për shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani?

Procesi ka vazhduar normalisht sot prej 7 ditësh dhe ecën në ritme të këaqshme. Vetëm në pikën para parlamentit janë mbledhur 7 mijë firma qytetarësh. Kemi ngritur edhe disa pika të tjera në zona të tjera të Tiranës, që kanë intensitet më të pakët. Në ditët në vijim do të hapim edhe disa pika të tjera për të plotësuar atë minimum mbi 20 mijë firma, që shërben për celjen e një nisme ligjore.

Cili është reagimi i deritanishëm dhe ritmi i protestës së qytetarëve gjatë mbledhjes së këtyre firmave për peticionin?

Ritmi nuk është ulur aspak. Qytetarët kanë shprehur dhe vazhdojnë të shprehin indinjatën e tyre duke firmosur tek kjo tryezë. Ata kërkojnë edhe organizimin e një tubimi proteste, por ne fillimisht do të plotësosjmë këtë proces që kemi nisur me mbledhjen e firmave dhe pastaj do të vazhdojmë të ngrejmë zërin e qytetarëve për këtë megaskandal, që po prodhon skandale të tjera në viim.

Si e rregulloni veprimtarinë tuaj në terren me atë në rrjetet sociale?

Në fakt ne kemi shumë kërkesa në jetën virtuale që të hapet një peticion online për shkarkimin e guvernatorit. Ne kemi zgjedhur terrenin. Pra, po i qëndrojmë larg pjesës virtuale dhe jemi në terren për të mbledhur firmat, të cilat qytetarët kur vijnë aty e cilësojnë votë. Shumë prej tyre vijnë aty dhe thonë: Edhe unë do të votoj. Ata e trajtojnë si një votë nënshkrimin e tyre dhe kjo është shumë pozitive. Ata politikanë dhe analistë që na kanë mbështetur në mjetet e medias i ftojmë të vijnë e të na mbështesin edhe këtu në terren.

Si u përgjigjeni skeptikëve, sipas të cilëve, lëvizj të tilla nga shoqëria civile nuk japin rezultatin e pritur nga qytetarët?

Kjo do t'i ngelet ditëve në vijim për të parë se cfarë fuqije kanë qytetarët duke nënshkruar dhe duke u bërë të gjithë bashkë.

Shumë njerëz që nuk ju mbështesin thonë se duhen pritur përfundimet e hetimit të prokurorisë. Sa besim keni ju tek prokuroria, te gjykatat, tek drejtësia në tërësi?

Nuk mund të hetohet një institucion, i gjithi nën hetim, pra duke përfshirë edhe kryetarin e këshillit drejtues dhe gjithë këshillin drejtues. Nuk mund të hetohet një institucion kur të gjithe celësat i kanë drejtuesit. Drejtësia mund të veprojë atëherë kur ka hapësirën e nevojshme për të hetuar. Kjo hapësirë hetimi do të vijë vetëm me shkarkimin e guvernatorit.

Si do të loboni me politikanët shqiptarë, që peticioni juaj të mund të hyjë në rendin e ditës së parlamentit?

Pasi të arrijmë minimumin e 20 mijë firmave në peticion, aq sa kërkon Kushtetuta për nismat ligjore, do t'u drejtohemi institucioneve, presidentit, kryetarit të parlamentit, kryeministrit dhe opozitës me peticionin tonë dhe me një letër, ku do të shpjegohen të gjitha detajet e këtij procesi. Nuk besoj që ata do të mund të kundërshtojnë këtë peticion me 20 mijë firma qytetarësh, duke krijuar një situatë të pakëndshme për të gjithë këta njerëz që janë votues dhe pjesë e qytetarëve që janë të gatshëm të dalin edhe në protesta dhe në lëvizje popullore gjatë muajit shtator.

XS
SM
MD
LG