Lidhje

Zjarre të fuqishme në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë


Zjarre të fuqishme në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë

Zjarre të fuqishme në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë

Forcat greke të shuarjes së zjarreve kanë arritur mbrëmë të vënë në kontroll dy zjarre të fuqishme në brezin kufitar mes të dy vendeve. Zjarret kanë dëmtuar sipërfaqe pyjore dhe sipas zyrtarëve greke janë përdorur dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe Helikopterë nga ajri për shuarjen e tyre.

Repartet greke të shuarjes së zjarreve kanë arritur mbrëmë të vënë në kontroll dy zjarre të fuqishme në brezin kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e Gjirokastrës dhe të Sarandës. Sipas Drejtorisë së zjarrfikësve të Javninës, qytetit fqinj verior grek, zjarri i parë kapërceu kufirin në zonën e Pogonianit duke djegur sipërfaqe pyjore dhe duke rrezikuar edhe shtëpi të banorëve.

22 zjarrfikës grekë të ndihmuar nga mjete të shumta dhe elikopterë nga ajri u përfshinë në operacion. Edhe pala shqiptare ka shprehur gadishmërinë për të kontribuar në operacion ndërkohë që në anën shqiptare territori ka qenë mjaft i vështirë për të vepruar për shkak të terrenit të thyer dhe pamundësisë së mjeteve për të depërtuar.

Zjarri tjetër i fuqishëm ka qenë në zonën mes Sarandës dhe Gumenicës në afërsi të të Kepit të Stillos. I ndihmuar nga erërat e fuqishme zjarri është përhapur nga territori shqiptar në drejtim të territorit grek. Dhjetëra zjarrfikës nga Igumenica kanë mundur të vënë zonën në kontroll mbrëmë pas rreth 12 orëve pëprjekje thanë zyrtarët e repartit të veprimeve kundër zjarrit në qytetin grek fqinj me Sarandën.

Dyshimet e para për vënien e zjarreve lidhen me përpjekjet e barinjve të zonës për të djegur kullotat. Prej erës dhe zonës së dendur pyjore zjarret kanë dalë jashtë kontrollit duke dëmtuar edhe masivet pyjore në brezin kufitar.

Të dy vendet kanë marrëveshje të ndërsjelltë për të vepruar së bashku në raste te faktkeqësive natyrore dhe sidomos për luftimin e zjarreve. Diza zona të mbrojtura pyjore si ajo e Bredhit të Hotovës dhe Sotirës janë fare afër kufirit dhe masat e parandalimit dhe të veprimit janë të domosdoshme në të dy anët e kufirit.

Si Shqipëria dhe Greqia gjatë stinës së verës goditen nga zjarre të fuqishme. Për pjesën greke të kufirit masat mbrojtëse janë më të forta dhe gjithashtu operacionet ndihmohen nga pajisje moderne dhe mjete të shumta. Ndërsa repartet shqiptare kanë pak mjete në dispozicion dhe u mungojnë elikopterët për shuarjen e zjarreve.

XS
SM
MD
LG