Lidhje

Zjarr në një azil në Rusi

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët rus thanë se nëntë njerëz kanë vdekur nga zjarri në një azil, që me sa duket ka filluar nga një i moshuar i cili hodhi benzinë mbi trupin e tij dhe i vuri flakën.


Autoritetet thanë se personi në fjalë vdiq nga zjarri, ndërsa tetë viktima të tjera vdiqën nga tymi në ndërtesën që ndodhet rreth 200 kilometra në veri të Moskës.

Zyrtarët thanë se gati 500 banorë të tjerë u evakuuan nga ndërtesa. Një seri zjarresh vdekjeprurëse kanë ndodhur në azilet e pensionistëve në Rusi gjatë viteve të fundit. Në janar të vitit 2009, 23 persona vdiqën nga zjarri në një azil në republikën veriperendimore të Komit.

XS
SM
MD
LG