Lidhje

38 të vdekur nga zjarri në një spital pranë Moskës


Zyrtarët rusë thonë se një zjarr që shpërtheu në një spital psiqiatrik pranë Moskës ka lënë të vdekur 38 vetë, përfshirë 36 pacientë dhe dy pjesëtarë të ekipit mjekësor.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se dy pacientë dhe një pjesëtar i ekipit mjekësor i shpëtuan zjarrit në Ramenski.

Autoritetet thonë se zjarri u përhap me shpejtësi në ndërtesën një katëshe që kishte dritare me hekura. Agjencia Franceze e Lajmeve e përshkruan ndërtesën si një strukturë prej druri e vitit 1952.

Zyrtarët e Ministrisë së Emergjencave thanë se zjarrfikësit arritën një orë pasi morën telefonatën për situatën. Ata thonë se bllokimet rrugore penguan mbërritjen e tyre më të shpejtë.

Shkaku i zjarrit nuk është i qartë.
XS
SM
MD
LG