Lidhje

Zjarret në Kaliforni


Zjarrfikësit po përpiqen të mbajnë nën kontroll flakët në këtë shtet, ku mijëra vetë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre

Zjarrfikësit po përpiqen të mbajnë nën kontroll flakët në Kaliforni, ku mijëra vetë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në tri qarqet veriore të shtetit, ku flakët kanë lëvizur drejt shtëpive dhe një parku kombëtar.

Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin, i cila u nxit nga një vetëtimë. Deri mbrëmë vonë 50 për qind e flakëve ishin vënë nën kontroll. Megjithatë zjarrfikësit paralajmërojnë se shumë zona janë ende të kërcënuara.

Kjo është një nga dhjetëra zjarret e nxitura nga thatësira që ka përfshirë shtetet në perëndim të Amerikës.

XS
SM
MD
LG