Lidhje

SHBA: Mbi 2600 zjarrfikës po luftojnë me flakët


Zjarret masive në Kaliforninë jugore kanë përfshirë pjesën perëndimore të parkut kombëtar Yosemite, madje po kërcënojnë edhe linjat e furnizimit me ujë dhe elektricitet të qytetit të San Franciskos.

Më shumë se 2,600 zjarrfikës po luftojnë me flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 52 mijë hektarësh dhe kërcënojnë 5,500 shtëpi. Disa qytete kanë rekomanduar evakuimin vullnetar të popullatës.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown shpalli të premten gjendjen emergjente për San Franciskon, e cila ndodhet rreth 240 kilometra larg zonës së zjarrit. Dy hidrocentrale në atë zone u mbyllën për shkak të zjarrit.

Dhjetra zjarre po digjen në disa shtete perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Zjarret shtrihen nga shteti jugor i Arizonës, në shtetin verior të Uashingtonit e deri në Alaskë.
Shërbimi Amerikan i Pyjeve njoftoi se 31 mijë e 986 zjarre kanë djegur këtë vit 1.4 milion hektarë në Shtetet e Bashkuara. Deri në gushtin e vitit të kaluar, zjarret kishin djegur 2.4 milion hektarë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG