Lidhje

Kaliforni, vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret


Zjarrfikësit në Kaliforni kanë arritur të vënën nën kontroll disa vatra të zjarrit që ka djegur që nga e marta një sipërfaqe mbi 12 mijë hektarë.

Zjarri ka pushtuar zonën malore në veri të qytetit San Bernardino, duke djegur shkurret dhe duke mbuluar qiellin me re tymi. Mbi 1 mijë e 500 zjarrfikës janë dërguar në zonë dhe pritet të mbërrijnë përforcime të tjera.

Kalifornia përjeton zjarre për çdo vit gjatë stinës së nxehtë, por këtë radhë flakët u përhapën me shpejtësi më të madhe se zakonisht. Terreni i prekur është shumë i thepisur dhe i mbuluar me shkurre. Thatësira e tejzgjatur që ka prekur zonën e ka bërë të lehtë përhapjen e zjarrit në këto kushte. Era që ka shoqëruar temperaturat e nxehta e ka acaruar më tej problemin.

Deri tani vetëm 4 për qind e sipërfaqes së rrezikuar është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit. Si rezultat, autoritetet janë detyruar të evakuojnë 82 mijë vetë nga banesat.

Pritet që zjarret të lënë pas dëme masive, sidomos një numër të madh shtëpish të djegura.

XS
SM
MD
LG