Lidhje

Zjarret në Teksas jashtë kontrollit

  • Zëri Amerikës

Zjarret në Teksas jashtë kontrollit

Zjarret në Teksas jashtë kontrollit

Numri i viktimave nga zjarret që kanë dalë jashtë kontrollit në shtetin e Teksasit ka arritur në katër, ndërsa mbi 1 mijë e 200 zjarrfiksa po punojnë intensivisht për t’i shuar ato.

Në të gjithë shtetin, gjatë javës së fundit janë përhapur rreth 180 vatra zjarresh. Pesë mijë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë.

Zjarret kanë shkatërruar mbi 1 mijë banesa dhe rreth 48 mijë hektarë tokë. Banorët në Teksas shpresonin për ndihmë nga stuhia tropikale Lee e cila kaloi në shtetin fqinj të Luizianës të djelën, por në Teksas ndikimi i saj u ndje vetëm me erëra duke e përkeqësuar më tej gjendjen.

XS
SM
MD
LG