Lidhje

Zjarret në Teksas shkaktojnë djegien e pemëve shekullore


Zjarret në Teksas shkaktojnë djegien e pemëve shekullore
Zjarret në Teksas shkaktojnë djegien e pemëve shekullore

Zjarrfikësit e Teksasit i kanë vënë tashmë nën kontroll zjarret më të rënda në historinë e këtij shteti. Por janë duke ndjekur me shqetësim flakët që kërcënojnë zonat pyjore ku shumë njerëz kanë shtëpitë dhe fermat e tyre. Zjarret kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë djegur më tepër se 1,4 milionë hektarë tokë. Shumica e zjarreve gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur në zona pyjore në pjesën liondor edhe qendrore të shtetit, duke rrezikuar edhe pemë shekullore. Ekspertët thonë se mund të duhen dekada të tëra për të rindërtuar disa nga zonat e shkatërruara nga zjarri.

Fatkeqësisht, kjo re e zezë mbi Teksasin e pllakosur nga thatësira nuk do të prodhojë shi. Është tymi nga zjarret që shpërthyen nëveriperëndim të Hjustonit, duke kërcënuar toka fermash dhe shtëpi. Zjarrfikësit përdorën helikopterët dhe avionët për të hedhur ujë dhe lëndë ngadalësuese të zajrrit, duke u përpjekeur t’i venë flakët nën kontroll. Policia dha urdhër për evakuimin e rajonit dhe banorët u përpoqën të dalin për t’u shpëtuar flakëve. Shumica do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurtë pas rreth dy ditësh. Ata me më pak fat do të kthehen, por do të gjejnë qymyr në vend të asaj që dikur ishte shtëpia e tyre.

Eric Fornikej u kthye nga një udhëtim jashtë Teksasit dhe e gjeti shtëpinë gërmadhë, por gruaja dhe fëmijët nuk kishin pësuar gjë.
"Jam i lumtur dhe mirënjohës që ata mundën të dilnin pa u dëmtuar nga zjarri".

Punonjësit e pyllit po e ndihmojnë Erikun të heqë pemët e thara nga oborri i tij, por ai thotë se dëshpërohet për humbjen e tyre.

“Jam mësuar me pemët, në se do të dilja një ditë jashtë shtëpisë dhe nuk do të shihja më pemë, do ndjehesha i humbur".

Pemët ishin një prej viktimave kryesore në disa pjesë të Teksasit, jo vetëm të zjarreve, por edhe të thatësirës rekord që krijoi kushtet për thatësirën.

Në pjesën lindore të Teksasit, pemët që kanë mungesë uji po thahen.
Xhon Uorner punon në shërbimin pyjor.
"Zakonisht, në një vit të mirë, kur kemi shi në pranverë, verë të thatë dhe shi në vjeshtë, këto pemë mund rigjallërohen. Por në kushtet e një thatësire si kjo që kemi tani, këto pemë po e shfaqin stresin, të cilit nuk po i përshtaten dot".

Zoti Uorner thotë se një numër kaq i madh pemësh të thara do të duhet të hiqen gjatë vitit të ardhshëm për të parandaluar zjarrin, sidomos në zonat urbane, ku ndryshimet ekologjike e kanë minuar rezistencën e pemëve ndaj thatësirës.
"Përmes ndryshimit të mjedisit, duke i ndërtuar këto shtëpi pranë pyllit, ndryshimi i rrjedhës së burimeve, krijimi i rezervuarave, të gjithë këto ndryshime kanë bërë që nëpër lagjet e banuara dhe nëpër rrugë, pemët të ndjenë stresin e ndryshimit natyror. Njerëzve u pëlqen të jetojnë në zona pyjore, por ata nuk mendojmë më gjatë. Ata duhet të largohen nga zona pyjore, kjo do të ishte më mirë për t".

Sado e vështirë që mund të jetë për adhuruesit e pemëve, zoti Xhon Uorner thotë se shumë banorëve në zonat pyjore të Teksasit do t’u duhet të heqin pemët që rrethojnë pronat e tyre dhe të shpresojnë që shirat të kthehen përsëri vitin e ardhshëm për të ruajtur ato pemë që kanë mbetur nga pyjet e Teksasit.

XS
SM
MD
LG