Lidhje

Zjarret në Kanada pritet të shtohen


Zjarri i pyjeve në Kanada që deri më tani ka detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve, ka potencialin të dyfishohet në përmasa.

Chad Morrison, kreu i departamentit për parandalimin e zjarreve në provincën Alberta të Kanadasë, tha se hapësirat pyjore që po digjen mund të dyfishohen.

Deri më tani përllogaritet të jenë djegur rreth 100 mijë hektarë pyje, një pjesë e mirë përreth zonës Fort McMurray, ku janë shkatërruar për pasojë edhe 2 mijë banesa.

Sipas zotit Morrison, përpjekjet për të shuar zjarret në rajonin Alberta nuk kanë patur sukses dhe ato mund të fashiten vetëm nëse fillojnë reshjet.

XS
SM
MD
LG