Lidhje

37 të vdekur nga zjarri në një spital në Rusi


Zyrtarët rusë thonë se të paktën 37 vetë kanë vdekur në një zjarr që përfshiu një spital psikiatrik në Rusinë veriperëndimore, incidenti i dytë i këtij lloji në Rusi këtë vit.

Zyrtarët e rajonit të Novgorodit thanë se të paktën një nga punonjësit humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar pacientët. Nga 60 personat që besohet të ishin në spital kur shpërtheu zjarri, të paktën 20 u evakuuan.

Sipas njoftimeve, një pacient që po pinte cigare në shtrat, mund të ketë shkaktuar zjarrin.
XS
SM
MD
LG