Lidhje

Pentagoni: Rrjeti Haqqani, pas sulmeve të koordinuara në Afganistan


Pentagoni tha se rrjeti militant Haqqani, me bazë në Pakistan, ka të ngjarë të jetë pas sulmeve të koordinuara të kryera në të gjithë Afganistanin.

Gati 18 orë luftime në kryeqytet dhe në disa pjesë të tri krahinave të tjera përfunduan mëngjesin e sotëm, kur trupat afgane të mbështetura nga helikopterë të NATO-s sulmuan në Kabul ndërtesën ku ishin fshehur militantët e fundit. Dëshmitarët thanë se para agimit kishin parë ndërtesën të sulmohej në mënyrë të përsëritur nga granata të vendosura në raketa.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmet, por si në Ministri i Brendshëm afgan Besmillah Mohammadi ashtu edhe Pentagoni fajësuan rrjetin Haqqani, i cili është i lidhur me al-Kaidën dhe që mendohet se vepron nga vendstrehime në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior, në Pakistan.

Në Uashington, zëdhënësi i Pentagonit, George Little u tha gazetarëve se sulmi nuk ishte e papritur, sepse ky është fillimi i ofensivës së pranverës së Talebanëve. Ai tha se Pentagoni do të shohë për mangësi të mundshme në operacionet e zbulimit.


XS
SM
MD
LG