Lidhje

Zoellick: Nuk do të ketë një recesion të dytë


Zoellick: Nuk do të ketë një recesion të dytë
Zoellick: Nuk do të ketë një recesion të dytë

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick tha se ai beson se bota do të shmangë rrëshqitjen në një recesion të dytë. Zoellick i bëri komentet sot për gazetarët në Singapor.

Zoti Zoellick po merr pjesë në një konferencë ekonomike në Singapor në atmosferën e shqetësimeve për një ngadalësim të rritjes ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

``Unë nuk besoj se Shtetet e Bashkuara dhe bota do të shkojnë në një recesion të dytë, por ka një shkallë të lartë pasigurie dhe mendoj se në rastin e ekonomisë amerikane ka të ngjarë të shohin një rritje të vazhdueshme por të ngadaltë, vazhdim të papunësisë së lartë, por arsyeja që unë dhe të tjerët si Christine Lagarde, po theksojmë zhvillimet në eurozonë është se këto mund të kenë efekte në mbarë botën,' tha zoti Zoellick.

Në një fjalim në konferencë, zoti Zoellick tha se Shtetet e Bashkuara mund të qetësojnë tregjet me masa për të ulur ritmet e rritjes së borxhit se sa me shkurtime të thella shpenzimesh.

Ai tha gjithashtu se ekonomitë në zgjerim të Azisë mund të ndihmojnë duke investuar më shumë në vendet në zhvillim.

XS
SM
MD
LG