Lidhje

Zollik: Kriza evropiane shton nevojën për programe të reja të Bankës Botërore

  • Zëri Amerikës

Zollik: Kriza evropiane shton nevojën për programe të reja të Bankës Botërore

Zollik: Kriza evropiane shton nevojën për programe të reja të Bankës Botërore

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zollik thotë se mund të nevojiten programe të reja për të ndihmuar vendet në zhvillim të prekura nga kriza evropiane e borxheve.

Zoti Zollik i bëri këto komente sot, gjatë një vizite në një lagje të varfër të Manilës në Filipine, ku banorët janë duke përfituar nga një program i Bankës Botërore kundër varfërisë.

Ai tha se kriza evropiane e ka rritur koston e huamarrjes, i ka ulur aksionet në tregjet globale, si dhe ekportin në mbarë botën, madje edhe në vende larg Evropës, siç janë Filipinet.

XS
SM
MD
LG