Lidhje

Zollik në Pekin


Zollik në Pekin

Zollik në Pekin

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zollik ndodhet në Pekin për të publikuar një studim të rëndësishëm të bankës dhe ekspertëve kinezë, ku i kërkohet Kinës ta pakësojë rolin e ndërmarrjeve të fuqishme të kontrolluara nga shteti.

Por ndërsa ai fliste në një konferencë shtypi, pati një kundërshtim të hapur ndaj reformave ekonomike të propozuara për vendin. Zoti Zollik po fliste, kur një burrë e kundërshtoi hapur dhe filloi të shpërndante fletushka ku denocohej plani, si një helm për Kinën. Protestuesin e nxorën jashtë.

Presidenti i Bankës u gjend i papërgatitur nga ndërpreja dhe tha se do t’i lexonte më vonë fletushkat e shpërndara. Ai tha se plani mbështetet nga udhëheqësit më të lartë të Kinës, për fshirë Presidentin Hu Gjintao dhe pasuesin e tij të mundshëm, nënpresidentin Gji Gjinping.

Por disa në Kinë mendojnë se ndërmarrjet shtetërore kanë luajtur rol të rëndësishëm tek rritja e shpejtë ekonomike dhe aftësia e vendit për të konkuruar me korporatat perëndimore.

XS
SM
MD
LG