Lidhje

Zonja e Parë Michelle Obama viziton Kinën


Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara Michelle Obama, e shoqëruar nga homologia e saj kineze , Peng Liyuan, vizitoi një shkollë në ditën e parë të turneut pesë-ditor të zonjës Obama në Kinë .

Të dyja zonjat e para morën pjesë në një demonstrim kaligrafiti sot, ndërsa zonja Obama provoi dorën e saj në pingpong para se të vizitonte Pallatin e Perandorit në Pekin.

Gjatë udhëtimit të saj, zonja e parë, së bashku me nënën e saj dhe dy vajzat, do të vizitojë gjithashtu Murit e Madh kinez, skulpturat e ushtarëve prej balte dhe një kopësht me panda.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se udhëtimi i zonjës Obama do të përqëndrohet në arsim dhe larg nga çështjet më të diskutueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, të tilla si të drejtat e njeriut dhe ato të tregtisë .

Zonja Obama ka në plan të mbajë një fjalim të shtunën në Qendrën e Stanfordit të Universitetit prestigjioz të Pekinit . Ajo do të takohet gjithashtu me stafin dhe familjet e ambasadës amerikane në Pekin .
XS
SM
MD
LG