Lidhje

Zonja Obama në ndihmë të punësimit të familjeve veterane të luftës


.
.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Michelle Obama, bëri të njohur se një grup firmash të njohura amerikane janë zotuar të punësojnë 25 mijë veteranë dhe bashkëshortet e tyre gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Zonja Obama foli sot para një grupi ushtarakësh në Hampton të Virginias, ndërsa shoqëronte bashkëshortin e saj, Presidentin Barak Obma në ditën e fundit të turneut 3-ditor me autobuz, gjatë cilit ai synonoi të siguronte mbështetje për planin e tij për krijimin e vendeve të punës, me vlerën e 447 miliardë dollarëve.

Nisma që bëri sot të njohur zonja Obama, e organizuar nga Shoqata Amerikane e Logjistikës, synon të ndihmojë veteranët e luftës të gjejnë punë pasi përfundojnë shërbimin ushtarak, në një kohë kur papunësia në SHBA është në shifrën rreth 9 për qind.

XS
SM
MD
LG