Lidhje

Zv. Sekretari amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë


Zv. Sekretari amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë
Zv. Sekretari amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë

Zëvendës Sekretari i Shtetit James B. Steinberg fillon sot një turne katër ditor në Gjeorgji, Azerbaixhan, Shqipëri dhe Bosnjë.

Gjatë ndalesës në Shqipëri dhe Bosnjë, zotin Steinberg do ta shoqërojë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroazitatike, Tom Countryman. Në takimet që do të zhvillojnë në Shqipëri, diplomatët do të ritheksojnë rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zgjidhjen e ngërçit politik si dhe do të përforcojnë rolin e prokurorës së përgjithshme në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

Diplomatët amerikan do të shkojnë më pas në Bosnjë ku do të takohen me udhëheqës qeveritarë dhe politikë për të theksuar nevojën e ngutshme të krijimit të një qeverie që mund të bëjë përparime në reformat drejt institucioneve euro-atlantike.

XS
SM
MD
LG