Lidhje

Arafati mund të ketë vdekur nga helmimi radioaktiv


arafat
arafat
Specialistët zviceranë të kriminalistikës konfirmuan se ish udhëheqësi paletinez Yasser Arafat ka konsumuar doza vdekje-prurëse të mineralit radioaktiv polonium, në sasi të tilla, që nuk mund të merren aksidentalisht.

Laboratori zviceran që analizoi pas vdekjes veshjet, pjesë të trupit dhe një çantë që zoti Arafat e mbante me vete në ditët para se të vdiste në një spital në Paris, arrin në përfundimin se përqëndrimi i radioaktivitetit ishte i niveleve të tilla, që nuk gjenden në natyrë.

Duke folur të enjten me gazetarët në Luzanë, ekspertët zviceranë thanë se rezultatet e analizave të tyre nuk konfirmojnë, por as mohojnë teorinë se poloniumi ishte shkaku specifik i vdekjes së zotit Arafat, duke shtuar se ekzistojnë prova për të mbështetur në mënyrë të moderuar, teorinë se udhëheqësi 75 vjeçar është heelmuar me këtë substancë radioaktive.
XS
SM
MD
LG