Lidhje

Zvicër, referendum mbi çështjen e imigracionit


Votuesit zvicerianë hodhën poshtë me shumicë dërrmuese një propozim për të vendosur kufizime të thella ndaj imigracionit, një referendum që kundërshtarët e kishin quajtur ksenofobik dhe katastrofik për ekonominë.

Rezultatet paraprake tregojnë se 73 për qind e votuesve e hoshën poshtë të ahstuquajturën nismë Ecopop. Propozimi parashikonte që rritja nga emigracioni të kishte një tavan prej 0.2 për qind të popullsisë, ose pranimin e 16 mijë vetëve në vit në vend të shifrës aktuale që është rreth 80 mijë vetë në vit. Sipas nismës, Zvicra duhej të përdorte 10 për qind të buxhetit për ndihmë ndërkombëtare zhvillimi për programe të planifikimit familjar jashtë vendit, një lëvizje që kritikët thonë se i ngjan “neokolonializmit”.

Përkrahësit e Ecopopit thonë se fluksi aktual i të huajve po e shton jashtë mase popullsinë e vendit dhe po tkurr relievin e tij alpin dhe hapësirat e gjelbra.

XS
SM
MD
LG