Lidhje

Zvicra nuk pranon të ekstradojë Polanskin në Shtetet e Bashkuara


Zvicra e hodhi poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e regjisorit Roman Polanski i cili përballet me akuza për marrëdhënie seksuale me një minorene para tre dekadash në Los Anxhelos.

Ministrja zvicerane e drejtësisë Eveline Uidmer-Shlampf tha sot se kërkesa amerikane për ekstradimin kishte të meta të cilat nuk mund të rregulloheshin. Polanski u arrestua vitin e kaluar në Zyrih, ku kishte shkuar për të marrë një çmim për karrierën në kinematografi. Ai ka qenë nën arrest shtëpiak në pritje të vendimit zviceran për ekstradim.

Në prill, një gjykatë e Kalifornisë hodhi poshtë një kërkesë që Polanski të dënohej në Zvicër për akuzat e vitit 1977. Polanski ishte akuzuar në fillim për gjashtë vepra penale, përfshirë përdhunimin e vajzës 13 vjeçare. Por prokurorët e Los Anxhelesit më pas ranë dakord t'i lehtësojnë akuzat, duke i kthyer në marrëdhënie të paligjshme seksuale me një minorene.

XS
SM
MD
LG