Lidhje

Zvicra shfrytëzon burimet natyrore të energjisë

  • Zëri Amerikës

Zvicra shfrytëzon burimet natyrore të energjisë

Zvicra shfrytëzon burimet natyrore të energjisë

Ndër masat konkrete që po marrin njerëzit për ngadalësimin e ngrohjes globale është prodhimi i energjisë së pastër. Zvicra kryeson këto përpjekje. Më shumë se gjysma e nevojave për elektricitet përmbushen nga burime të ripërtëritshme.

Vend-pushimi ekskluziv Shën Moritz në luginat Engadin të Alpeve të Zvicrës, një prej më piktoreskëve të botës, tregon se si politikat e gjelbra janë bërë përparësi në nivel lokal, por edhe kombëtar.

Për turistët, që u pëlqen dimri dhe dëbora, këto lugina malore me lartësi deri në 1 mijë e 800 mbi nivelin e detit, krijojnë kushte të përsorura për ski. Më shumë se 1 milion vizitorë vijnë çdo vit në këtë vend-pushim me vetëm rreth 5 mijë banorë të përhershëm, duke krijuar një biznes shumë të madh.

Dhe për autoritetet në Shën Moritz, shfrytëzimi i burimeve natyrore të energjisë është një përparësi kryesore për të përmbushur objektivat lokale dhe kombëtare për energji të ripërtëritshme.

Panelet diellore tërheqin energjinë e diellit, duke ndihmuar në funksionimin e automjeteve për transportin e turistëve në pikat e bukura të Alpeve. Në këtë luginë, 300 ditë të vitit janë me diell dhe në këtë lartësi dielli ka një fuqi të madhe prandaj edhe Zvicra po përfiton nga kjo energji diellore.

XS
SM
MD
LG