Lidhje

Zv/presidenti Baiden bën thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet me Rusinë

  • Xhejms Bruk

Zv/presidenti Baiden bën thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet me Rusinë

Zv/presidenti Baiden bën thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet me Rusinë

Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhozef Baiden tha dje në Moskë se modernizimi ekonomik vjen vetem me modernizimin politik, ai tha se investitorët e huaj duan situata të parashikueshme, transparencë dhe shtet ligjor. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Xhejms Bruk nga informon nga Moska se dy vjet pasi administrata Obama filloi fushatën për përmirësimin e marrdhënieve me Moskën, Zv/presidenti Baiden po bën thirrje për marrëdhënie më të ngushta ekonomike me Rusinë.

Duke iu referuar bashkëpunimit në Afganistan, sanksioneve ndaj Iranit dhe kontrollit të armëve bërthamore, zoti Baiden u shpreh kështu për marrëdhëniet e reja me Moskën në aspektin politik:

"Marrëdhëniet janë funksionale. Ato janë në favorshme për të gjithë ne, në favor të Rusisë dhe për mendimin tim në favor të të gjithë botës”.

ZV/presidenti Baiden tha se ulja e tensionit politik ka çuar në qendrime më të buta të rusëve dhe amerikanëve ndaj njeri tjetrit. Sot, vetëm dy përqind e amerikanëve e shikojnë Rusinë si kërcënim, tha ai në një takim me udhëheqës të biznesit dhe studentë në Universitetin Shtetëror të Moskës. Nga pala ruse, tha si, rusët me pikëpamje pozitive për Shtetet e Bashkuara janë nga 17 përqind në vitin 2008 në mbi 60 përqind sot.

Për të ndërtuar mbi këto themele, tha zoti Baiden, hapi i ardhshëm është pranimi i Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë:

"Më lejoni ta bëj këtë sa më të qartë: Presidenti Obama dhe unë mbështesim fuqishëm dhe duam që Rusia të jetë anëtare OBT-së”.

Pranimi në Organizatën Botërore të Tregtisë duhet të kushtëzohet me përpjekje më të mëdha nga ana e Rusisë për të shtuar investimet e huaja, duke luftuar korrupsionin. Duke cituar raste të humbjes së pasurive për shkak të abuzimeve ligjore, zoti Baiden tha:

"E them me sinqeritet se biznesi i Rusisë dhe klima ligjore duhet të vazhdojnë të përmirësohen, pasi tani për tani, për shumë kompani përbëjnë pengesën themelore”.

Rusia do të mbajë zgjedhjet presidenciale pas një viti. Zv/presidenti Baiden argumentoi hollësisht se modernizimi ekonomik është i lidhur me modernizimin politik.

"As nxitja qeveritare, as marrëdhëniet publike, as mbështetja e Shteteve të Bashkuara, as ndryshimi i emërtimeve nuk nuk do t’i sillnin investitorët e zhgënjyer dhe nervozë në një treg që ata e shikojnë me dobësi të tilla. Vetëm ndryshime të ndjeshme dhe të mirëfillta do t’i tërhiqnin ata”.

Më herët dje, Zv/presidenti amerikan u takua me dyer të mbylluara me udhëheqës të opozitës ruse. Duke foluar në Universitetin Shtetëror të Moskës, në fjalimin e vetëm për publikun gjatë vizitës së tij dyditore në Rusi, ai mbajti një leksion teorik për demokracinë, duke theksuar nevojën e shtypit të lirë, për lirinë e organizatave joqeveritare dhe për parti politike të një opozite të mirëqënë.

"Anketat tregojnë se shumica e rusëve duan t’i zgjedhin udhëheqësit lokalë dhe kombëtare nëpërmjet zgjedhjeve konkutuese. Ata duan të kenë mundësinë të mblidhen lirisht, ata duan të mbajnë takime të pavarura nga shteti dhe duan të jetojnë në një vend që lufton korrupsionin. Kjo është demokracia”.

Po ashtu dje, zoti Baiden u takua me Kryeministrin Vladimir Putin. Zyrtari rus e kapi vizitorin amerikan të papërgatitur, duke propozuar papritur heqjen e vizave mes dy vendeve. Zoti Putin tha: “Kjo do të fshinte të gjitha stereotipet e vjetra mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ne do të kthenim në faqe shumë të rëndësishme dhe çdo gjë do të fillonte nga e para”.

Zoti Baiden u përgjegj shkurt, duke thënë se kjo ishte një ide e mirë. Në komentet e tij publike në Rusi, Zv/presidenti amerikan vlerësoi shpesh Presidentin rus Dmitri Medvjedev. Pas takimit mes tyre të mërkurën, zoti Baiden tha: “Personalisht udhëheqja juaj dhe përparimi i bërë në vend kanë provuar në gabim skeptikët”.

Në një shprehje tjetër të mbështetjes për zotin Medvjedev, Zv/presidenti amerikan tha: “Ne mbështesim plotësisht vizionin e Medvjedevit për një vend të fuqizuar nga novacionet dhe modernizimi”.

Në deklaratat e tij publike, ai nuk ka përmendur Kryeministrin Putin. Shtypi rus ka spekuluar se administrata Obama do të preferonte të shikonte zotin Medvjedev si kandidatin zyrtar për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhëshëm.

XS
SM
MD
LG