Lidhje

Zv/Presidenti i Kinës fillon sot një vizitë katër ditëshe në SHBA

  • Zëri Amerikës

Zv/Presidenti i Kinës fillon sot një vizitë katër ditëshe në SHBA

Zv/Presidenti i Kinës fillon sot një vizitë katër ditëshe në SHBA

Zv/Presidenti i Kinës Shi Gjinping fillon sot një vizitë katë ditëshe në Shtetet e Bashkuara mes sfidash të mëdha në marrëdhëniet mes dy vendeve. Para fillimit të vizitës ai i paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos shtojnë praninë ushtarake në Azi.

Zoti Shi, i cili pritet të bëhet kryetari i Partisë Komuniste të Kinës më vonë këtë vit dhe presidenti i vendit në vitin 2013, i bëri këto komente sot në në një intervistë për gazetën Washington Post. Ai tha se vendet aziatike dëshirojnë paqen dhe zhvillimin dhe nuk duan që Shtetet e Bashkuara ta fuqizojnë praninë e tyre dhe t’i forcojnë aleancat ushtarake në rajon.

Presidenti Obama ka bërë të njohura planet për grumbullimin e fuqisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara drejt Azisë, edhe pse po e pakëson praninë ushtarake në rajone të tjera. Të dy ushëheqësit pritet të takohen nesër në Shtëpinë e Bardhë.

Të martën, Shi Gjinping do të fillojë një ditë takimesh, përfshirë dy orë diskutimeve me mikpritësin e tij zyrtar, zv/Presidentin Xho Bajden dhe një takim në Zyrën Ovale me Presidentin Barak Obama.

Pas drekës në Departamentin e Shtetit të shtruar nga zv/Presidenti Bajden dhe sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, Xi do të takohet me zyrtarë ushtarakë në Pentagon dhe do të zhvillojë bisedime më pas me udhëheqës amerikanë dhe kinezë të biznesit.

Të mërkurën, Xi ka në plan të shkojë në Ajova dhe pastaj në Kaliforni para se të kthehet në Kinë.

XS
SM
MD
LG