Lidhje

Zyra e prokurorisë në Suedi ka tërhequr një urdhër arresti të lëshuar për themeluesin e faqes Wikileaks

  • Zëri Amerikës

Zyra e prokurorisë në Suedi ka tërhequr një urdhër arresti të lëshuar për themeluesin e faqes Wikileaks Julian Assange i cili akuzohej nën dyshimet për përdhunim.

Kryeprokurorja Eva Finne thotë se ajo ka vendosur që nuk ka arsye për të dyshuar se Assange ka kryer një krimë të tillë.

Ky zhvillim ka ardhur disa orë mbasi zyra e prokurorisë në Suedi njoftoi se qytetari australian akuzohet për një rast përdhunimi dhe abuzimi me të mitur.

Asanzh ka hedhur poshtë këto akuza në Twitter duke thënë se këto akuza janë “ të pa baza”.

Faqja e internetit Wikileaks është kritikuar për publikimin e më shumë se 70 dokumentave sekrete nga lufta në Afgansitan.

Departamenti amerikan i mbrojtjes ka njoftuar se po shqyrton ngritjen e një akuze për vepër penale ndaj faqes së internetit Wikileaks.

XS
SM
MD
LG