Lidhje

Zyrtarët afganë: 70 militantë talebanë të vrarë në sulmet ndaj bazës

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët afganë: 70 militantë talebanë të vrarë në sulmet ndaj bazës

Zyrtarët afganë: 70 militantë talebanë të vrarë në sulmet ndaj bazës

Zyrtarë afganë thonë se trupa afgane dhe ato të NATO-s kanë vrarë të paktën 70 militantë talebanë, që ndërmorën një sulm kundër një baze afër kufirit me Pakistanin.

Një zëdhënës i guvernatorit të provincës Paktika, Mukhlis Afghan, tha se forca e kombinuar e zbrapsi sulmin dje vonë në disktriktin Barmal.

NATO tha se një grup i madh kryengritësish sulmoi bazën me armë të lehta dhe granada. Trupat kërkuan mbështetje ajrore të koalicionit për të ndihmuar në luftimet kundër militantëve. Një zëdhënës i NATO-s tha se nuk ka njoftime për viktima mes forcave të koalicionit.

Zëdhënësi lokal tha se militantët erdhën nga rajoni kufitar.

XS
SM
MD
LG