Lidhje

Zyrtarët amerikanë vazhdojnë bisedimet për uljen e defiçitit buxhetor


Zyrtarët amerikanë vazhdojnë bisedimet për uljen e defiçitit buxhetor
Zyrtarët amerikanë vazhdojnë bisedimet për uljen e defiçitit buxhetor

Nënpresidenti amerikan Joe Biden po zhvillon takimin e tetë me një komision dypartiak ligjvënësish lidhur me planet për uljen e defiçitit buxhetor.

Zoti Biden dhe anëtarë të kongresit po përpiqen të negociojnë shkurtimin e shpenzimeve dhe nevojën e rritjes së kufirit të borxhit. Pas bisedimeve dje, zoti Biden tha se grupi është tani në fazën e marrjes së vendimeve të vështira.

Republikanët kanë thënë se nuk do të miratojnë rritjen e kufirit të borxhit nëse presidenti nuk shkurton ndjeshëm buxhetin. Kufiri i lejuar i borxhit prej 14 presje 3 trilion dollarësh u arrit muajin e kaluar.

Drejtori i Bankës Qendrore amerikani, ose Rezerva Federale, Benjamin Bernanke tha dje se politikanët nuk duhet të lejojnë qeverinë që të falimentojë në kreditë e veta, duke thënë se madje edhe një vonesë e shkurtër në pagesa mund të shkaktojë dëme të mëdha në tregjet financiare.

XS
SM
MD
LG